Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Balla: Parlamenti mund të mblidhet nesër

Tiranë, protesta e studentëve, Balla: Parlamenti mund të mblidhet nesër

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj sot me “po” kërkesës së studentëve për mbledhjen e Kuvendit nesër.

“Po! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave,” – tha Balla.

Ai gjithashtu uroi që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre.