Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, apel Ambasadës së SHBA për mbështetje

Tiranë, protesta e studentëve, apel Ambasadës së SHBA për mbështetje

Një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës së Universitetit Politeknik të Tiranës i kanë dërguar një letër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kërkojnë që t’i përkrahin në protestën e tyre.

“Ju kërkojmë ndihmë dhe asistencë, kështu që protesta jonë do të arrijë objektivin. Ju lutem, konsideroni kauzën tonë si të tuajën,” – thuhet mes të tjerash në letrën që studentët i kanë dërguar sot Ambasadës së SHBA.

Mediat bëjnë të ditur se letra mban firmën e 54 studentëve të Universitetit Politeknik.