Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Ahmetaj: Qeveria, aleati i vetëm i studentëve

Tiranë, protesta e studentëve, Ahmetaj: Qeveria, aleati i vetëm i studentëve

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ftuar në një emision televiziv foli për protestën e studentëve, e cila sipas tij është tërësisht legjitime.

Ai në fjalën e tij u shpreh se kërkesat e studentëve janë të adresuara që nga jetesa e tyre, por edhe tek kërkesat për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.

Ahmetaj shtoi se qeveria dhe ministria është aleati i vetëm i studentëve dhe pas dialogut, ministri tha se qeveria do të fillojë të aplikojë subvencionin për tarifat e Bachelori që nga muaji janar i 2019.

“Protesta  eshtë e pastër natyrale që ka të bëjnë me kërkesa legjitime dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e kushtet e jetesës. Por edhe të kushteve të mësimdhënies dhe mësim marrjes, por në thelb të tyre janë edhe tarifat e nivelit të Bachelor.

Ne po presim dialogun. Ne jemi në padurim të plotë për të dialoguar me ta. Tetë pikat janë pika që i takojnë të tashmes dhe të ardhmes, por qeveria me paketën e vet shkon përtej 8 pikave deri në themel.  Ne mund ta fillojmë në varësi të diskutimit mund ta fillojmë menjëherë në janar,” – shtoi më tej Ahmetaj.