Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Ahmetaj: Presidenti Meta të ndërhyjë për vendosjen e...

Tiranë, protesta e studentëve, Ahmetaj: Presidenti Meta të ndërhyjë për vendosjen e dialogut

Komisioni i Ekonomisë po shqyrton dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit të shtetit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se dekreti i Presidentit është pa asnjë detaj. Sipas tij presidenti Meta duhet të ndërhyjë për dialog me studentët.

“Në lidhje me arsimin, qeveria është aleatja e vetme e studentëve dhe po ju lutemi çdo ditë për dialog,” – ka thënë Ahmetaj në Komision.

“Buxheti i 2019 i ka të gjitha mundësitë për të plotësuar kërkesat. Bëj lutje që studentët të hyjnë sa më parë në dialog sepse sa me parë të ulemi aq më shpejt do i plotësojmë kerkësat,” – është shprehur ai.