Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, shtyhet seanca e nesërme parlamentare

Tiranë, protesta e opozitës, shtyhet seanca e nesërme parlamentare

Maxhoranca nuk do të mblidhet nesër në seancë plenare. Mësohet se kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të njoftojë në konferencën e paralajmëruar për në orën 17: 00 anulimin e seancës plenare për ditën e nesërme.

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur në faqen zyrtare të Kuvendit pasqyrohet rendi i ditës së bashku me orën e mbledhjes së deputetëve, për seancën e nesërme u publikua vetem rendi i dites. Por duket se kryeparlamentari Ruci ka marrë vendimin per anulimin e saj.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar një deklaratë për mediat në orën 17:00 të ditës së sotme në Kryesinë e Kuvendit.

Pas 16 shkurtit, kryedemokrati Basha u shpreh se e ka lexuar qartë mesazhin e qytetarëve, cka pasoi vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve. Vendim që nuk është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në vend, për të cilët një veprim i tillë do të minonte demokracinë, por kyedemokrati Basha dhe aleatët e tij, duken të vendosur për të mos patur kthim pas.