Ballina Aktualitet Tiranë, Protesta e Opozitës sërish në rrugë, larg dialogut

Tiranë, Protesta e Opozitës sërish në rrugë, larg dialogut

Ditën e sotme opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje kryedemokrati Lulzim Basha, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama përmes letrave për dialog pa kushte.

Por situata politike në vend është trazuar gjithashtu pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.