Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, sekretari i përgjithshëm i PD: Lleshaj të largojë...

Tiranë, protesta e opozitës, sekretari i përgjithshëm i PD: Lleshaj të largojë provokatorët

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërsa e konsideron deklaratën e ministrit të brendshëm një provokim për protestuesit, Bardhi kërkon prej tij të urdhërojë largimin e provokatorëve nga bulevardi para kryeministrisë.

“Sandër Lleshaj, ndalo provokimin ndaj protestuesve paqësorë sipas urdhrave të kryehajdutit Edi Rama. Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatoje ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës, duke larguar provokatorët që ke futur mes nesh!” – shkruan Bardhi në një postim në Facebook.

Më herët, përmes një postimi në Twitter, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj iu bëri thirrje drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve dhe gjithashtu iu bëri apel qytetarëve që të distancohen nga elementët e dhunshëm.