Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar, Policia e Shtetit bllokon pedonalen

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar, Policia e Shtetit bllokon pedonalen

Efektivat e Policisë së Shtetit kanë bllokuar pedonalen, pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, duke mos lejuar protestuesit e zonës së unazës së re që të kalojnë për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë tek Kuvendi.

Grupe të efektivave të Policisë së Shtetit janë përqëndruar tek Galeria e Arteve, tek Parku “Rinia”, tek ish-Ministria e Mbrojtjes dhe tek Ministria e Brendshme. Gjithashtu, edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar dhe nuk ka lëvizje të makinave.