Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, thirrje para Drejtorisë së...

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, thirrje para Drejtorisë së Policisë

Protesta e opozitës së bashkuar, që u zhvillua jashtë godinës së Kuvendit, në kryeqytet, zgjati për afro katër orë, ndërkohë që tani protestuesit janë grumbulluar para godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit, për t’u solidarizuar me protestuesit e shoqëruar.

Pak pas zhvendosjes pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë, protestuesit kërkojnë jo vëtëm lirim të protestuesve të tjerë, por kanë agravuar situatën, duke qëlluar me shishe xhamat e godinës.