Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, tentohet çarja e kordonit...

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, tentohet çarja e kordonit policor

Me nisjen e seancës plenare të Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës së bashkuar. Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën e shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Përplasje raportohet të ketë pasur në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku qytetarët u përplasën me Policinë e Shtetit, e cila kishte vendosur kordon dhe nuk lejonte kalimin drejt Kuvendit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësi, duke marrë edhe masat paraprake për përdorimin e gazit lotsjellës apo ujit me presion.

Në këtë protestë mungon kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shkak të angazhimeve në Bruksel, ndërkohë që në shesh ka shkuar lideri historik i së djathtës, Sali Berisha. Po ashtu, mes protestuesve ndodhet edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.