Ballina Uncategorized Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, Basha: Qytetarët kundër Maduros...

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit, Basha: Qytetarët kundër Maduros së Ballkanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mungoi në protestën e gjashtë të opozitës për shkak se ndodhej në Bruksel, duket se e ndjek situatë në distancë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Basha thekson se qytetarët janë ngritur në protestë kundër Maduros së Ballkanit. Basha shprehet se populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë. “Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar,” – shkruan Basha.