Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar, Basha: Largim me çdo kusht i...

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar, Basha: Largim me çdo kusht i kryeministrit Rama (VIDEO)

Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse edhe u njoftua, në orën 9:30 minuta, gjysëm ore para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Një grup protestuesish i bëri pritë hyrjes së deputetëve dhe ministrave në sallë, situatë kjo që solli edhe përplasje mes tyre dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në orën 10:00, protestuesve iu bashkuan edhe drejtuesit e opozitës.

Ndërsa mazhoranca vijonte me zhvillimin e seancës plenare, jashtë saj janë mbajtur fjalime kundër qeverisë. Protesta para Kuvendit u mbyll me fjalimet e kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe drejtueses së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të cilët përsëri kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.