Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, qytetari humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

Tiranë, protesta e opozitës, qytetari humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

Një prej protestuesve para godinës së Kryeministrisë, në Tiranë, ka humbur ndjenjat nga gazi lotsjellës i përdorur nga Policia e Shtetit. Ai është dërguar menjëherë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ajo çfarë mësohet paraprakisht është se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rreikut për jetën.

Para pak minutash, Policia e Shtetit përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga shkallët dhe dera kryesore e Kryeministrisë. Qytetarët iu drejtuan shkallëve të Kryeministrisë për të prishur skelën mbrojtëse të derës kryesore, skelë kjo e ngritur vetëm një ditë më parë.