Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët u dhurojnë karafila policëve para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët u dhurojnë karafila policëve para Kryeministrisë

Një grup të rinjsh, pjesë e protestës së iniciuar nga opozita, u janë drejtuar efektivëve të Policisë së Shtetit rreth godinës së Kryeministrisë në kryeqytet, duke iu dhuruar karafila, në shenjë paqe dhe mirëbesimi se dhuna nuk do të jetë pjesë e kësaj lëvizje qytetare.

Protesta tashmë ka filluar, pasi dhjetra mijëra qytetarë kanë nisur të grumbullohen përballë Kryeministrisë. Për të dëshmuar pikërisht të kundërtën e frikës së është krijuar, se protesta do të degjenerojë në dhunë ndaj institucioneve të shtetit, protestuesit ka treguar, në mënyrë simbolike, se ata nuk janë mbledhur për t’u ndeshur me Policinë Shtetit apo për të dhunuar institucionet. Ata i kanë dhuruar karafila policëve të vendosur rreth zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Dhjetra mijëra qytetarë, një pjesë të ardhur edhe nga qytetet e tjera të vendit, janë mbledhur në kryeqytet për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Rama, që, sipas forcave politike opozitare, është shndërruar në një qeveri të lidhur me krimin, që ndihmon vetëm oligarkët dhe që varfëron popullin.