Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët që prej pesë orësh para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët që prej pesë orësh para Kryeministrisë

Dhjetra mijëra qytetarë kanë tashmë rreth pesë orë që protestojnë para Kryeministrisë dhe gjasat janë që fundi i saj të jetë ende larg. Protesta qytetare, e thirrur nga forcat politike opozitare, nisi rreth orës 11:00 dhe tani, që ora do edhe shumë pak për të shënuar 16:00, ajo vijon me të njëjtin intensitet.

Liderët kryesorë të forcave opozitare, duke përfshirë kreun demokrat Lulzim Basha, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, apo edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, janë ende në bulevard mes protestuesve.

Deri tani, liderët politikë të opozitës nuk kanë dhënë detaje mbi vijimin e protestës apo formën e evoluimit të saj. Pavarësisht kësaj, protesta vazhdon dhe qytetarët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë.