Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët prishin skelën në hyrje të Kryeministrisë, përdoret...

Tiranë, protesta e opozitës, qytetarët prishin skelën në hyrje të Kryeministrisë, përdoret gazi lotsjellës

Protestuesit e mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, kanë prishur skelën mbrojtëse, të ngritur vetëm një ditë parë para derës kryesorë të Kryeministrisë, ndërkohë që Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës për shpardarë njerëzit për ta ndaluar hyrjen e tyre brenda godinës.

Forcat e Policisë së Shtetit, fillimisht, nuk kanë rezistuar shumë, ndërkohë që, dukshëm, objektivi i protestuesve nuk ishte dhuna ndaj vetë godinës së Kryeministrisë, por vetëm prishja e skelës. Protestuesit duket e kanë konsideruar ofenduese ndërtimin e skelës para derës hyrëse, si një shenjë edhe e lajmeve që qarkullojnë prej dy ditësh se protesta do të ishte e dunshme.

Megjithatë, pas disa minutash, Policia e Shtetit ka përdorur gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga dera kryesore dhe nga shkallët e Kryeministrisë. Protestuesit janë larguar disi nga shkallët, por protesta vazhdon.