Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, presidenti Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje

Tiranë, protesta e opozitës, presidenti Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me urgjencë, menjëherë pas përshkallëzimit të protestës para Kryeministrisë. President Meta, me anë të një postimi në Facebook, apelon dhe kërkon të tregohet vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet,” – thekson Presidenti i Republikës.