Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, Policia e Shtetit “blindon” Kryeministrinë

Tiranë, protesta e opozitës, Policia e Shtetit “blindon” Kryeministrinë

Policia e Shtetit, duke përfshirë edhe forcat e saj speciale, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA, janë dislokuar në ambientet e brendshme dhe të pasme të Kryeministrisë për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet gjatë protestës së opozitës.

Efektivët e Policisë së Shtetit janë dislokuar të pajisur me të gjitha mjetet për të përballuar turmat, siç edhe maskat kundragaz, që nënkuptojnë deri edhe mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

Njëkohësisht, mësohet se më shumë se 1 300 forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, duke përfshirë edhe efektiva të ardhur nga qytetet e tjera.