Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës para Kryeministrisë, arrestohet 80-vjeçari nga Lezha

Tiranë, protesta e opozitës para Kryeministrisë, arrestohet 80-vjeçari nga Lezha

Efektivët e Policisë së Shtetit në Lezhë kanë arrestuar një 80-vjeçar, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për Ndue Fugën, i cili hipi në strehën mbi derën kryesore të godinës së Kryeministrisë.

Burimet policore bëjnë të ditur se Fuga është marrë në banesën e tij në Fishtë dhe është nisiur drejt Tiranës.

Ndërkohë, më herët, Policia e Shtetit në Tiranë njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë, para Kryeministrisë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe shtatë protestues të tjerë.

Burimet policore njoftuan se arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raportit të hartuar pas protestës dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Shtetit, të goditjes për shkak të detyrës, të shkatërrimit të pronës dhe të prishjes së qetësisë publike.