Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë: Katër protestues dhe dy policë...

Tiranë, protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë: Katër protestues dhe dy policë të plagosur

Ndërkohë që protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë në kryeqytet vazhdon, deri tani raportohet se janë plagosur gjashtë persona, katër qytetarë protestues dhe dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivët e Policisë së Shtetit kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz. Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, katër protestuesit kanë shfaqur shqetësime nga gazi lotsjellës i përdorur nga Policia e Shtetit dhe aktualisht janë duke marrë ndihmën e parë nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mjekët konfirmojnë që të gjithë të plagosurit janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.