Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, mijëra qytetarë nga Elbasani në kryeqytet

Tiranë, protesta e opozitës, mijëra qytetarë nga Elbasani në kryeqytet

Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas t’i bashkohen sot protestës në kryeqytet, duke thekszar se “nëpërmjet kësaj proteste, e cila nuk është thjesht e Partisë Demokratike, do t’i thuhet jo diktaturës dhe grabitjes.”

Sipas tij, qyteti i Elbasanit ka mjaft arsye për të protestuar sot, duke e vënë theksin te largimi drejt emigracionit i rreth 10 mijë të rinjve, mbyllja e 1500 bizneseve dhe betonizimi i qytetit me qëllim pasurimin e oligarkëve të lidhur me krimin.