Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, mijëra njerëz nga qytetet e tjera para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e opozitës, mijëra njerëz nga qytetet e tjera para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka dhënë edhe shifrat e para të protestuesve, të nisur nga qytetet e tjera të vendit në drejtim të Tiranës. Sipas burimeve nga selia blu, raportohet se janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt kryeqytetit.

Vihet re, sipas të dhënave të bëra publike, qarku me pjesëmarrjen më të madhe të protestuesve është ai i Durrësit dhe më pas vjen Shkodra, Elbasani e Lezha.

Nga Qarku i Durrësit kanë ardhur në Tiranë më shumë se 9000 qytetarë, ndërkohë që nga Shkodra kanë ardhur rreth 8000, nga Lezha më shumë se 6800 qytetarë, nga Qarku i Kukësit rreth 4000 qytetarë, nga Qarku i Elbasanit kanë ardhur më shumë se 7500 qytetarë etj.