Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, mediat ndërkombëtare: Pjesëmarrja ishte shumë e madhe

Tiranë, protesta e opozitës, mediat ndërkombëtare: Pjesëmarrja ishte shumë e madhe

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjërësisht protestën e sotme opozitës në Tiranë, para godinës së Kryeministrisë. Madje, Zëri i Amerikës dhe Euronews e kanë transmetuar atë drejtpërsëdrejti.

Në të gjitha raportimet e mediave ndërkombëtare i bëhet jehonë faktit se protesta ishte ndër më të mëdhatë e organizuara kohët e fundit në Tiranë. Një ndër elementët e protestës që mediat e huaja i kushtuan vëmendje ishte edhe inati i qytetarëve ndaj disa objekteve artistike, që kryeministri Edi Rama i ka shtuar godinës së Kryeministrisë, si hyrja drejt derës kryesore apo edhe kërpudha në lulishten anësore të saj.