Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, Kryeministria merr masa

Tiranë, protesta e opozitës, Kryeministria merr masa

Ditën e nesërme, më 16 shkurt do të mbahet protesta e paralajmëruar nga opozita kundër qeverisë Rama, ndaj sot, një ditë para saj Kryeministria ka marrë masa në rast të një sulmi të mundshëm nga protestuesit.

Dera e përparme nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbuluar me një rrjetë të gjelbër, poshtë së cilës janë vendosur disa skela hekuri.

Edhe pse përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se nuk do të ketë dhunë por se nuk mund ta ndalin popullin, mesa duket Kryeministria i druhet ndonjë sulmi me sende të forta në këtë pjesë të saj, siç ka ndodhur dhe herë tjetër.