Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, dhjetra mijëra qytetarë para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e opozitës, dhjetra mijëra qytetarë para Kryeministrisë

Dhjetra mijëra qytetarë janë grumbulluar përballë Kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Rama, që, sipas forcave politike opozitare, është shndërruar në një qeveri të lidhur me krimin, që ndihmon vetëm oligarkët dhe që varfëron popullin.

Pavarësisht se protesta është iniciuar nga forcat e bashkuara politike të opozitës, qytetarët nuk valëvisin flamuj të partive të ndryshme. Ata kanë zgjedhur të valëvisin vetëm flamurin kombëtar, duke i dhënë protestës një frymë mbarëqytetare, që drejtohet vetëm kundër qeverisjes që gjithnjë e më tepër varfëron qytetarët.

Të pranishëm mes protestuesve janë edhe liderët e të gjitha partive politike opozitare. Megjithatë, protesta mbetet një shprehje e vullnetit qytetar kundër gjendjes ku populli është katandisur sot.