Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, deputeti Noka: Sot është dita e qytetarëve

Tiranë, protesta e opozitës, deputeti Noka: Sot është dita e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokrartike, Flamur Noka, i cili gjendej në Shkodër dhe prej atje iu bashkua protestuesve drejt Tiranës, tha se “sot është dita e qytetarëve.” Para nisjes për në Tiranë, teksa gjendej bashkë me protestuesit e Shkodrës, deputeti Noka tha se “politika sot do të heshtë.”

“Siç e shihni, janë disa pika ku nisen qytetarët drejt Tiranës. Masiviteti është i paparë. Janë mijëra qytetarë që po vërshojnë drejt Tiranës. Sot është dita të flasin qytetarët, sot do flasin shkodranët, do flasin shqiptarët. Sot politika hesht, – tha deputeti demokrat Flamur Noka. – Është dita e tyre. Sot pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre, jo e politikës.”