Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, deklarata e LSI: Qeveria provokoi qytetarët në protestë

Tiranë, protesta e opozitës, deklarata e LSI: Qeveria provokoi qytetarët në protestë

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ishte vetë qeveria ajo që provokoi qytetarët në protestë, duke larguar kordonin e Policisë së Shtetit që ndante Kryeministrinë me protestuesit.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, LSI thekson se “Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë përdorur lënde helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake.”

“Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo protestë ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve. Veprimet e qeverisë provuan edhe një herë rrugën antidemokratike të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama,” – thuhet më tej në deklaratën e LSI.