Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Tiranë, protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dita e paralamëruar e protestës kundër “qeverisë Rama” tashmë ka ardhur dhe pozita është deklaruar kundër dhunës, por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime.

Rikujtojmë se Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit, të cilët i janë nënshtruar kontrollove të shumta të uniformave blu.