Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, Basha: Hapja e kordonit policor, plan i Ramës...

Tiranë, protesta e opozitës, Basha: Hapja e kordonit policor, plan i Ramës për nxitjen e dhunës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas çarjes së kordonit policor nga protestuesit dhe hedhjes së gazit lotsjellës. Lideri demokrat ka theksuar se “hapja e kordonit policor është plan i Rames për nxitjen e dhunës.”

“Siç e shikoni, rrinë duarkryq, sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë, – ka thënë Basha. – Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë së Shtetit, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani, ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore, dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë, me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar, sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë, për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme,” – tha kryetari i Partisë Demokratike.