Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e banorëve të unazës së re, mbillet pemë me emrin...

Tiranë, protesta e banorëve të unazës së re, mbillet pemë me emrin e Ardit Gjoklajt

Banorët e unazës së re, në Tiranë, janë ngritur edhe sot kundër projektit, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre, ata kanë mbjellur pemë, duke kundërshtuar në këtë mënyrë shkuljen e tyre një ditë më parë nga Policia Bashkiake. Pemën e parë, banorët e quajtën Ardit Gjoklaj, duke i vënë kështu emrin e 17-vjecarit të gjetur të vdekur në landfillin e Sharrës. Ndërkohë, me thirrjet e tyre ata shprehen që kryebashkiaku Erion Veliaj s’duhet të guxojë ta prekë atë.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të Partisë Demokratike, ashtu edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti demokrat Klevis Balliu, nga protesta, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria.