Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e banorëve të unazës së re, deputeti Balliu: S’ka zgjidhe...

Tiranë, protesta e banorëve të unazës së re, deputeti Balliu: S’ka zgjidhe politike

Banorët e zonës së Astirit, në Tiranë, vijuan protestën në ditën e 93 me kërkesën për anulimin e projektit të unazës së re. “Zoti kryeministër, ktheji sytë nga unaza e re, shiko, të gjithë po të kërkojnë anulimin e projektit,” – ishte thirrja e banorëve dhe e deputetit demokrat Klevis Balliu.

Deputeti Balliu tha se pas kërkesës së Presidentit të Republikës për anulimin e projektit, kryeministri Edi Rama me reagimin e tij zbuloi se është i implikuar në këtë skandal. “Sot e nxori kokën që pas këtij projekti mafioz janë vetë lekët e tij, i ka futur paratë në xhep, doli dhe mbrojti aferën korruptive,” – tha deputeti i Partisë Demokratike para banorëve protestues.

Në fund, ai i ftoi qytetarët e zonës që t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt.