Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e banorëve të unazës së madhe, Basha: Pas këtij projekti...

Tiranë, protesta e banorëve të unazës së madhe, Basha: Pas këtij projekti fshihet mafia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë së PD, i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së unazës së madhe, në kryeqytet. Basha u ndal te afera e projektit të unazës së madhe, që, sipas tij, fsheh interesa mafioze.

“Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit, – tha lideri i Partisë Demokratike. – Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës. Këtu vendimet, siç e di gjithë Shqipëria dhe bota, i mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.”

Basha shtoi se “tashmë kemi hapur rrugën që për çdo vendimmarrje tjetër të kthehen tek populli, populli duhet të vendosë.”