Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e 21 marsit, gjykata lë në burg tre protestues

Tiranë, protesta e 21 marsit, gjykata lë në burg tre protestues

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë sot masën e sigurisë për gjashtë të ndaluarit e protestës së opozitës më 21 mars. Tre prej tyre janë të lirë dhe do të hetohen nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, ndërkohë tre të tjerët kanë mbetur të izoluar nën masën e sigurisë së arrestit në burg. Këta të fundit janë Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljano Mustafa.

Pas vendimit të marrë nga trupi gjykues, ish-deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi se qeveria “ka për qëllim të trembë protestuesit.” Ndërkohë, ish-deputeti tjetër demokrat Klevis Balliu e cilëson si politik vendimin e marrë për protestuesit. “Në këtë vend, qeveria është e lidhur me krimin, – ka thënë Balliu. – Masa e arrestit me burg për protestuesit nuk është e drejtë.”

Njëkohësisht, për këtë vendim ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ish-deputeti Endrit Braimllari theksoi se “është e qartë se është një ndalim, por dhe gjykim politik.” “Tanimë kjo është e dukshme jo vetëm për masat e marra sot, por për të gjithë protestuesit. Jetojmë në një vend ku kemi bëjmë me një qeveri, e cila është e kapur totalisht nga krimi i organizuar,” – ka thënë Braimllari.