Ballina Aktualitet Tiranë, Prokuroria nis hetimet për tenderin e “Unazës së Re”

Tiranë, Prokuroria nis hetimet për tenderin e “Unazës së Re”

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet e menjëhershme mbi tenderin e “Unazës së Re”.

Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërine e veprimeve të kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.

“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm,” – thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.

Reagimi i Prokurorisë vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga një emision televiziv, në lidhje me falsifikimet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Po sot ARRSH njoftoi se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa theksoi se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.