Ballina Aktualitet Tiranë, prokurori që bleu dyqan 132 m² me paratë e fituara në...

Tiranë, prokurori që bleu dyqan 132 m² me paratë e fituara në lloto

Prokurori i Apelit në Tiranë, Luan Kaloçi kërkoi të justifikonte pasuritë me lapsuse dhe para bixhozi të fituara nga djali 17 vjeç.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Luan Kaloçi, me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme financiare si dhe për deklarim të rrem,.

Në 8 qershor të këtij viti, prokurori Kaloçi i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK dhe konfirmimin e tij në detyrë. Në 23 tetor po të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke përjashtuar përfundimisht prokurorin Luan Kaloçi për 15 vite nga drejtësia. Në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit reflektohen shpengimet e prokurorit Kaloçi për të justifikuar blerjen e pasurive të paluajtshme.

Përpos të tjerave, prokurori i Apelit në Tiranë, Luan Kaloçi, pretendon se në vitin 2003 ka blerë një hapësirë 132 m², për dyqan në Tiranë, me paratë e fituara në lloto sportive nga djali i tij, në atë kohë vetëm 17 vjeç, ndërsa në kontratë dyqani rezulton si dhurim. Gjithashtu, prokurori ka dhënë versione të ndryshme në ILDKPKI dhe para KPK për këtë pasuri. ”Dyqani nuk është i regjistruar në ZVRPP Tiranë”. – ka deklaruar ish-prokurori.