Ballina Aktualitet Tiranë, prokurori Progonati në ‘sitën’ e vetingut, KPK justifikon pasurinë

Tiranë, prokurori Progonati në ‘sitën’ e vetingut, KPK justifikon pasurinë

Alfred Progonati, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme do të kalojë sot në ‘sitën’ e vettingut. Gjatë seancës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që drejtohet nga trupa gjykuese Pamela Qirko, Genta Tafa, Xhensila Pine, u verifikua pasuria e prokurorit.

Duke iu referuar të dhënave të ILDKPKI, KPK konstaton se Progonati ka burime ligjore që justifikojë pasurinë.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori ka një apartament 126 m² në Tiranë, ndërsa e ka blerë me një shumë prej 70 mijë eurosh.