Ballina Aktualitet Tiranë, projekti “Unaza e Re”, nis aksioni për shembjen e objekteve

Tiranë, projekti “Unaza e Re”, nis aksioni për shembjen e objekteve

Pavarësisht se banorët kanë dalë prej shumë ditësh në protesta për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja, në kuadër të projektit për Unazën e Re, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot një aksion në Shkozë për shembjen e objekteve.

Në një postim në faqen zyrtare në profiling e tyre në “Facebook”, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, shkruhet në njoftimin e IKMT.