Ballina Aktualitet Tiranë, Procesi i Brdo-Brijuni, presidenti Meta: Të mësojmë nga themeluesit e BE

Tiranë, Procesi i Brdo-Brijuni, presidenti Meta: Të mësojmë nga themeluesit e BE

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale një pjesë të shkurtër të fjalës së tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijuni, që po mbahet në Tiranë.

“Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë,” – shkruan presidenti Meta në një postim në Facebook.