Ballina Aktualitet Tiranë, Procesi i Brdo-Brijuni, marrin pjesë edhe Aleksandar Vucic dhe Milorad Dodik

Tiranë, Procesi i Brdo-Brijuni, marrin pjesë edhe Aleksandar Vucic dhe Milorad Dodik

Presidenti Ilir Meta mirëpret sot në Tiranë krerët e shteteve të rajonit, si pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni. Me ftesën e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic dhe të presidentit slloven Borut Pahor, të cilët janë iniciatorë të Procesit të Brdo-Brijuni, në Tiranë do të marrin pjesë tre anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, që janë serbi Milorad Dodik, boshnjaku Sefik Dzaferovic dhe kroati Zeljko Komsic, presidenti kosovar Hashim Thaçi, presidenti malazez Milo Djukanovic, presidenti maqedonasoverior Gjorge Ivanov dhe president serb Aleksandar Vucic.

Të ftuar nderi janë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Federica Mogherini.

Samiti i liderëve në Tiranë, që përkon dhe me Ditën e Evropës, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.