Ballina Aktualitet Tiranë, pritet delegacioni i Komisionit të Venecias për propozimet e opozitës

Tiranë, pritet delegacioni i Komisionit të Venecias për propozimet e opozitës

Një delegacion me gjashtë anëtarë i Komisionit të Venecias do të vizitojë kryeqytetin shqiptar për t’u njohur me opinionet e ndryshme rreth propozimeve të opozitës për ndryshimet kushtetuese lidhur me pastrimin e politikës nga krimi. Delegacioni do të drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka.

Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Anëtarët e grupit që do të vijnë sot në Tiranë do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.