Ballina Aktualitet Tiranë-Prishtinë, në mars zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Tiranë-Prishtinë, në mars zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se mbledhja e radhës e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në muajin mars, në qytetin e Shkodrës. Në nëntorin e vitit që e lëmë pas, në Pejë, u mbajt mbledhja e pestë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të vendit tonë.

Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar 2014. Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë dhe Pejë, ajo e ardhshmja do të jetë në Shkodër.