Ballina Aktualitet Tiranë, prishi 4 objekte, dënohet me burg inspektori i IKMT, Fatmir Metaj

Tiranë, prishi 4 objekte, dënohet me burg inspektori i IKMT, Fatmir Metaj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg inspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj.

Gjithashtu Fatmir Metaj është dënuar me 3 vite pezullim detyre pasi akuzohet për ”shpërdorim detyre”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proçes legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.

Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën ”Mihal Grameno” dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.