Ballina Aktualitet Tiranë, prishen ndërtesat edhe gjatë natës, tensione në Shkozë

Tiranë, prishen ndërtesat edhe gjatë natës, tensione në Shkozë

Mëngjesi i sotëm i ka gjetur të tensionuar banorët e Shkozës në Tiranë. Mësohet se fadromat kanë vijuar edhe natën prishjen e një ndërtesë të pabanuar.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit u janë afruar shtëpive të banuara.

Ndërkaq, në vendngjarje ka forca të shumta policie, për të ruajtur rendin. Banorët janë mbledhur për të kundërshtuar prishjen e ndërtesave të tyre. Ndërsa siç shihet bashkë me prindërit janë të pranishëm edhe fëmijë, që si duket kanë bojkotuar mësimin për ditën e sotme.