Ballina Aktualitet Tiranë, prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare

Tiranë, prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare

Konferenca e sotme e mbajtur në Tiranë, e cila erdhi si bashkëpunim mes Ambasadës Austriake dhe Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro–hungareze në arkeologjinë shqiptare si dhe synon të japi një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor, të cilët me pasion dhe përkushtim, zbuluan dhe dokumentuan mjaft të dhëna arkeologjike për qytete të ndryshme antike të Shqipërisë.

Një pjese e këtyre objekteve arkeologjike, të identifikuara prej arkeologëve austriakë, janë përfshirë si pjesë e ekspozitës arkeologjike të përhershme në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar, ku veçojmë mozaikun e ashtuquajtur Bukuroshja e Durrësit, ndër punimet e para të artit muziv të dëshmuar në territorin tonë, të datuar në fund të shek. IV – fillimi i shek. III p. Kr., zbulimi i saj në vitin 1958, u realizua pikërisht falë njoftimeve të shënuara më parë nga Prashniker.

Kjo konferencë u mundësua nga Sabine Ladstatter dhe Alexander Sokolevic nga Instituti Arkeologjik Austriak në bashkëpunim dhe me arkeologët e profesorët shqiptarë si Neritan Ceka, Luan Përzhita dhe Bashkim Lahi.