Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta vlerëson me medalje legjendat e sportit korçar

Tiranë, presidenti Meta vlerëson me medalje legjendat e sportit korçar

Presidenti i Republikës të Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar sot me medalje legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu”.

Meta tha se Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat.

Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.