Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta shpjegon nesër arsyet e shfuqizimit të dekretit për datën...

Tiranë, presidenti Meta shpjegon nesër arsyet e shfuqizimit të dekretit për datën e zgjedhjeve

Që nesër në mëngjes, presidenti Ilir Meta, në një konferencë të posaçme për shtyp, do të sqarojë si arsyet, ashtu edhe bazën ligjore për dekretin me anë të të cilit shfuqizoi dekretin e tij të mëparshëm për caktimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Dje pasdite, Presidenti i Republikës, nisur nga situata e acaruar politike në vend dhe me qëllimin që palët politike të kenë hapësirë për negociata, shfuqizoi dekretin e caktimit të datës së zgjedhjeve vendore.

Por, ky vendim shkaktoi reagime të shumta dhe të ndryshme. Nga njëra anë opozita e mbështeti vendimin e presidentit Meta, ndërkohë që mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama kanë aluduar deri edhe për shkelje të kushtetutës dhe për shkarkimin e mundshëm të Metës.