Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta: Sadije Agolli, mishërimi i vlerave të gruas shqiptare

Tiranë, presidenti Meta: Sadije Agolli, mishërimi i vlerave të gruas shqiptare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta në moshën 76-vjeçare të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli.

Meta thotë se Sadija do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit. Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Artanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo! U prehtë në paqe!,” – është shprehur presidenti Meta.