Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta mirëpret kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës

Tiranë, presidenti Meta mirëpret kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës Anġlu Farrugia, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në sesionin e dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP).

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Malta dhe Parlamenti maltez i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të dy u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të nismave rajonale euromesdhetare.