Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta pret ambasadoren e Kinës: Forcuat bashkëpunimin

Tiranë, presidenti Meta pret ambasadoren e Kinës: Forcuat bashkëpunimin

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur të Yu, për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj.

Në mënyrë të veçantë Meta vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh.