Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta për 8 dhjetorin: Mirënjohje studentëve

Tiranë, presidenti Meta për 8 dhjetorin: Mirënjohje studentëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë në Shqipëri. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë studentët që 28 vite më parë vërshuan në rrugët e Tiranës.

Meta kujton liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdarin, i cili sipas tij frymëzoi mijëra studentë, pedagogë e intelektualë.

Por nuk mungon një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të rinjtë sot, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e proceseve demokratike në vend.